PSG i hakmerret Guingampit për eliminim në kupë, fitore prej nëntë golash

Ditë më Guingamp ia shkaktoi humbjen e parë Paris Saint Germainit në sezonin 2018/19 duke e eliminuar nga Kupa e Francës.

PSG i është hakmerr në Ligue 1 duke e mposhtur me rezultat 9-0 në Ligue 1.

Festivalin e golave e filloi Neymar në minutën e 11-të, pastaj Kylian Mbappe me dy gola të shpejtë (37′, 45′) përfunduan pjesën e parë me rezultat 3-0.

Në pjesën e dytë ishte koha për Edinson Cavanin, së pari shënoi në minutën e 59-të dhe pastaj në minutën e 66-të. Neymar shënoi një minutë më vonë për 6-0.

Ylli uruguaian kompletoi het-trikun  në minutën e 75-të, ashtu si Mbappe në minutën e 80-të.

Për rezultatin 9-0 u përkujdes Thomas Meunier në minutën e 83-të. Vlen të theksohet se një fitore kaq e thellë nuk është arritur nga asnjë skuadër këtë sezon në top pesë ligat evropiane.

PSG vazhdon e pamposhtur në vendin e parë me 53 pikë, kurse Guingamp në pozitën e fundit 14 pikë. /Telegrafi/

TAGS