PSG me një super ofertë për Dybalan

PSG me një super ofertë për Dybalan
17:58 | 19 Gusht 2019

Paulo Dybala ende nuk e ka të sigurt të ardhmen te Juventus.

Ylli argjentinas ka qenë afër kalimit në Premierligë, por marrëveshjet me Arsenal dhe Tottenham nuk u arritën në momentet e fundit të afatit kalimtar.

Tani ‘Daily Mail’ shkruan se PSG është skuadra e radhës që po shfaq interesim për Dybala, përcjell lajmi.net.

Sipas ‘Daily Mail’, kampionët e Francës janë të gatshëm të ofrojnë deri në 80 milionë euro për Dybalan.

I njëjti, te Juventus është transferuar në vitin 2015, për 40 milionë euro./Lajmi.net/

TAGS