PSG mposht Monacon dhe e feston titullin e Ligue 1

PSG mposht Monacon dhe e feston titullin e Ligue 1

PSG është edhe zyrtarisht tashmë kampion i Ligue 1.

PSG e fitoi sot zyrtarisht titullin e Ligue 1, pasi Lille barazoi pa gola me Toulousen.

Por, skuadra parisiene e vazhdoi festën, duke e mposhtur Monacon në ‘Parkun e Princave’, me rezultat, 3:1, raporton lajmi.net.

Kylian Mbappe ishte tejet i disponuar për lojë, duke arritur që të realizonte het-trik, (15’, 38’ dhe 56’).

Nga ana tjetër, Monaco arriti vetëm ta ngushtonte epërsinë e PSG-së në 3 me 1 me golin e shënuar nga Alexander Golovin, që realizoi në minutën e 80’-të.

Minuta në këtë ndeshje pati edhe për Neymar, që u rikthye në fushë, pas lëndimit që e mbajti gjatë jashtë.

Pas xhiros së 33-të, PSG ka grumbulluar 84 pikë, 19 pikë më shumë se Lille që gjendet në të dytin, duke e mbyllur para kohe kampanjën për titull. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS