PSG – Nice : Kthehen Mbappe e Cavani, Neymar mungon

PSG – Nice : Kthehen Mbappe e Cavani, Neymar mungon
23:02 | 17 Tetor 2019

Paris Saint Germain do të futet me disa ndryshime të mëdha në formacion, në ndeshjen kundër Nice.

Mbappe dhe Cavani janë rikthyer në formacion për ndeshjen ndaj Nice, por Neymar do t’i mungojë skuadrës.

Ylli brazilian ka pësuar një lëndim gjatë pauzës së kombëtareve, kur u aktivizua me kombëtaren e Brazilit.

Trajneri Thomas Tuchel ka falënderuar edhe kombëtaren e Francës, e cila hasi në mirëkuptim për të mos aktivizuar Mbappe, i cili ishte në dyshim.

Edinson Cavani në anën tjetër do të kthehet në fushën e blertë me PSG për herë të parë që nga muaji gusht. /Lajmi.net/

TAGS