PSG pëson humbjen e katërt në pesë ndeshjet e fundit

PSG pëson humbjen e katërt në pesë ndeshjet e fundit

Paris Saint Germian ka hyrë në një krizë të thellë të rezultateve.

Kampionët e Ligue 1, janë duke kaluar një formë dëshpëruese në fund të këtij sezoni.

Skuadra e Thomas Tuchel, është mposhtur sërish, tani nga Montpellier, në udhëtim me rezultat 3:2.

Kjo ishte humbja e katërt në pesë ndeshjet e fundit për PSG në të gjitha garat.

Goli i fitores i shënuar nga Montpellier, erdhi pas një amatorizmi total në mbrojtjen e PSG-së, që ka nevojë për reflektim të madh në ndeshjet vijuese./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS