PSG sfidon Barcelonën për objektivin e sulmit

Pierre-Emerick Aubameyang mund të largohet nga Arsenal dhe në garë për sulmuesin nga Gabon është future seriozisht Barcelona që synon të gjejë zëvendësuesin dhe pasuesin e uruguaianit Luis Suarez.

Referuar “Foot Mercato”, misioni i katalanasve sapo është vështirësuar për shkak se në garën për yllin e sulmit të “Topçinjve” është futur së fundmi edhe Paris Saint-Germain, që nga ana e vet është në kërkim të zëvendësuesit të Cavanit.

Ndërkohë, vetë “Topçinjtë” nuk janë të sigurtë nëse do të lënë të largohet një element kaq i rëndësishëm sa Aubameyang, në një moment shumë delikat të sezonit, teksa kontrata e sulmuesit skadon në qershor të vitit 2021.

MEDIAL.mk