Psikologjia e mërgimtarit!

Psikologjia e mërgimtarit!

Halil AVDULLI

Emigrimi mund të konsiderohet një nga e tre goditjet më të mëdha që mund të përjetoj një person në jetë, pas ndarjes nga barku i nënës me lindjen dhe ndarjes fizike e emocionale me braktisjen e gjirit të nënës…

Në përgjithësi, mërgimtari është person i pakënaqur me realitetin e atdheut të tij, për arsye të ndryshme dhe nga pamundësia për ta ndryshuar atë, vendos të emigroj prej tij.

Mërgimtari përvetëson me kohë një identitet të dyfishtë, me një përzierje të çuditshme të personalitetit, që ndryshon nga individi në individ.
Ka emigrantë, që ambijentohen me vendin e ri 100% dhe si rezultat i kësaj mund të urrejnë origjinën e tyre, ky është asimilim …

Ka të tjerë që me fanatizem e mbajnë identitetin dhe kulturen e tyre, dhe e urrejnë kulturën e vendit ku ata kanë imigruar, për pasojë të tillët jetojnë në një gjendje izolimi nga shoqëria (disa nga ta kthehen në atdheun e tyre pas një kohe) ….
Pjesa e tretë e emigrantëve, arrijn fazen e ekuilibrit dhe integrimit dhe nuk kanë ndonjë konflikt midis identitetit bazë dhe përvetësimi të një identiteti të ri.

….
Në përgjithësi, të gjithë emigrantët gradualisht, përvetësojnë një identitet të dyfishtë të quajtur identitet hibrid. Një gjë e tillë ka ndodh edhe më mërgimtarët shqiptarë, siç e ndegjojmë shpesh, shqiptaro-amerikanët, shqiptaro-gjermanët, shqiptaro-zvicrranët etj, por kjo kryesisht ndodh me gjeneratën e dytë ose të tretë të emigraconit.
Zakonisht brezi qe ka bërë emigrimin dhe paraprakisht një pjesë të jetës e ka kaluar në vendlindje, zakonisht në bisedat me ta vrenë pa kënaqësi dhe ngushtësi me rrethanat e vendit të ri, sa do i zhvilluar të jetë vendi ku ata janë vendosur.

Pra, pse mërgimtari për jetë do të mendoj për atdheun, familjen dhe miqtë e tij të vjetër pasi të vendoset në një vend tjetër, pse ai për jetë do t’i ndegjoj lajmet e vendit të tij??
Përgjigja është shumë e shkurtër:
sepse me vendin amë ka një lidhje të pa shpjegushme shpirtërore dhe emocionale. Ngjashëm me rrënjet e një peme të ngulitura thellë nën tokë, qe me syrin e thjesht nuk duken por qe e mbajnë mbi tokë dhe janë shumë thellë në të.

Këtë realitet e pohon edhe Allahu në Kur’anin fisnik, kur bënë krahasimin mes daljes se shpirtit dhe ikjes nga atdheu, qe në principin e Kur’anit të dyjat janë të rënda:
“Sikur t’i kishim obliguar ata: të mbytnin vetveten, apo të dilnin nga vendet e tyre, nuk do ta zbatonin, me përjashtim të një pakice prej tyre”.
Pse atdheu nuk e le rahat mërgimtarin është edhe një arsye tjetër.
Ekziston një ndjenjë e fshehur e fajit për largimin nga atdheu, një ndjenjë dezertimit nga idealet e atdheut, me këtë rast, shumë mërgimtarë nga e gjithë bota e thonë: “Vendi ku kam ardh është si gruaja, por vendi ku kam lind është si nëna ime”

….

Shembulli më përafërt i gjendjes emocionale dhe psikike të mërgimtarëve është sikur puna e atij që vallëzon në shkallët e shtëpisë. Pra është momenti kur i pëshpërit vetës tënde dhe i thua: unë as nuk jam dhe as nuk do të bëhem kurr zvicrran, gjerman apo amerikan, por edhe shqiptarë e kam veshtirë të mbetem, dikur thonim dikur “As me sheher as me Barilevë”.

Fatkeqësia shtohet edhe më tepër atëherë kur gjendjen e mërgimtarit s’do të arrijnë ta kuptojnë kurr as brezi familjes së ngushtë i lindur tashmë në mërgatë, qe për rrjedhojë nuk e konsideron vendlindjen e babit të tij, vendlindje të vetën dhe nuk ka emocione për të, bile shpesh e sheh me neveri pse baba dhe nëna kaq shumë ndegjojnë lajme për ata poshtë.
Në anën tjetër, mërgimtarin nuk do ta kuptojnë kurr as bashkëvendasit e tij, rrespektivisht shokët dhe familjarët e tij të mbetur në atdhe. Pak nga xhelozia, pak duke cilësuar njëfarë dezertuesi interesgji.

Ndoshta nuk është rastësi që shumë nga mjekët e lashtë e bënë atdheun një ilaç për smundjet, Hipokrati ka thënë: se cili i sëmurë duhet të sherohet me ilaçet e tokës së tij, kurse, Platoni thoshte: ushqimi i atdheut është një nga ilaçet më efektive.

Edhe sot e asaj dite atdheu i ynë vazhdon të prodhoj të rinjë e të reja sikur të ishin lule të pranverës, por pushtetarët tanë, pushtuesit dhe rrethanat politike e ekonomike arriten dal nga dal ta shprazin atdheun nga bijt dhe bijat e tij.
Nëse jo të gjalle, të vdekur do të na pranoj toka jonë, atje thellë diku në varrezat e fshatrave tona do të pushojnë trupat tonë, duke kompenzuar gjithë atë mallë të munges së gjatë. Varret e mërgimtarëve duhet të kenë edhe nga një frangji, përmes se cilës do t’i kthenin nostalgjitë dhe kujtimet e tyre të femijërisë.