Është caktuar për nesër në ora 18:00 takim i ri i grupeve të punës për Prokurorinë Speciale, një ditë pasi VMRO-DPMNE-ja dërgoi në adresën elektronike të ministres së Drejtësisë, Deskoska, propozim/amendamente për ligjin.
Opozitarja maqedonase ka propozuar gjithsej 65 amendamente të cilat do të vendosen në tavolinë për negociata me qëllim të përafrimit të qëndrimeve për ligjin për Prokurorinë Publike. Qëndrimet e palëve aktualisht janë diametralisht të kundërta. Paraprakisht është njoftuar që bisedimet do të vazhdojnë edhe të premten duke mos caktuar afat konkret për përfundimin e tyre dhe për kalimin e procedurës për miratimin e ligjit në Kuvend.