16 Nëntor 2018 / 18:47
Prokuroria Speciale Publike udhëheqë procedurë voluminoze parahetuese për rastin “Shkupi 2014” që e përfshinë edhe rikonstruimit e Teatrit Shqiptar. Lënda është siguruar dhe është marrë nga Prokuroria e rregullt, ndërsa nga PSP-ja për Alsatin tregojnë se rasti është në fazën finale. Në mënyrë plotësuese, Ministria e Kulturës do t’i dërgojë PSP-së edhe një analizë të posaçme të realizimit të rikonstruimit të objektit. Në raportin që tashmë është i kapshëm për publikun, është vlerësuar se për riparimin deri tani janë nënshkruar kontrata me vlerë prej 10 milionë e 600 mijë euro. Kontrata fillestare është nënshkruar me vlerë prej tetë milionë euro me Ndërmarrjen “Lamone Moreda”. Më pas rikonstruksionin e merr përsipër “Shencija” italiane, e cila e blen “Lamone Moredën”.
Raport për Teatrin Shqiptar
“Me Kontratë është përcaktuar se “Asnjëra palë kontraktuese nuk ka të drejtë që obligimet e saj t’ia bartë palës së tretë pa pajtueshmëri të ndërsjellë me shkrim. Kjo ka të bëjë edhe më situatën ku lidhet kontratë me nën-realizues dhe kur bëhet kontratë për shitjen e pronësisë ndaj ndonjërës prej palëve. Sipas të dhënave, kjo dispozitë e Kontratës është shkelur me lidhjen e kontratës së realizuesit me nënrealizuesin pa pajtueshmëri paraprake nga porositësi, si dhe me shitjen e kontratës në procedurë të supozuar falimentuese mbi realizuesin në Itali“.
Në raportin prej 30 faqeve ka disa konstatime. Në mesin e tyre edhe udhëheqja e procedurave të tenderimit.
Raport për Teatrin Shqiptar
“Procedurat janë udhëhequr nga persona të pakualifikuar. Procedurat janë udhëhequr në mënyrë ekskluzive dhe të pavarur nga të punësuarit në Teatrin Shqiptar, të cilët nuk i posedojnë kualifikimet e nevojshme. Për të gjitha vendimet kanë qenë të konsultuar Ministria e Kulturës dhe Byroja për Furnizime Publike”.
Analiza ka treguar se vlera e projektit është rritur në kohën e procedurës së tenderimit.
Raport për Teatrin Shqiptar
“Ndonëse nuk ka pasur kurrfarë ndryshimi të projektit, shuma e mjeteve të siguruara nga projekti i parë në vitin 2012 në thirrjen e tretë është rritur prej 5,5 milionë euro në 6,6 milionë euro, gjegjësisht për 1,1 milionë euro”.
Raporti përqendrohet edhe në shitjen e ndërmarrjes “Lamone Moreda” e cila fillimisht e mori tenderin.
Raport për Teatrin Shqiptar
“Filiali kryesor i Lamone Moreda në Maqedoni i është shitur Shencija SHPK Itali. Me këtë në Maqedoni janë formuar dy filiale kryesore të kompanisë së njëjtë Shencija, gjë që bie ndesh me ligjin”.
Rikonstruimi i Teatrit Shqiptar zgjatë tashmë pesë vite. Riparimin e paralajmëruan kryeministri i atëhershëm Nikolla Gruevski si dhe ish ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska – Milevska. Vetëm sivjet janë përcaktuar dy afate për përfundimin e ndërtesës – së pari në maj, e më pas tetor. Dy terminët u tejkaluan, ndërsa afati i ri për mbarim përfundimtar të punëve është Viti i Ri.
Bojan Stojanovski
Loading…