Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në pajtim me planin e konfirmuar ndërmerr veprime hetuese në drejtim të sigurimit të dëshmive dhe zbardhjen e plotë të rastit “Reket”.
Në vijim është hetimi financiar në shumë drejtime dhe grumbullimin e materialit dëshmues që do të ndihmojë në konfirmimin e gjendjes faktike.
“Njëherit, një pjesë e pajisjeve të marra elektronike janë në ekspertizë, ndërsa për një pjesë po bëhen përpjekje për deshifrimin e përmbajtjeve të zbuluara”, kumtuan nga Prokuroria Themelore.
Prokuroria Publike Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në interes të procedurës, nënvizohet, nuk do të publikojë informacione paraprakisht për veprimet që do të ndërmarrë në lidhje me lëndën, ashtu edhe për personat që i ka thirru apo e ka në plan të japin deklaratë.
Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për lëndë që ka shkaktuar interes të madh në opinion, prokuroria në kuadër të mundësive do të vazhdoj edhe mëtej t’i shpërndajë të gjitha informacionet që nuk do ta dëmtojnë procedurën e mëtutjeshme.
Në interes të procedurës hetuese dhe parandalimit të spekulimeve në opinion, prokuroria edhe njëherë thotë se vetëm informacionet e marra zyrtarisht në lidhje me lëndën janë të besueshme. .