Prokuroria Themelore Publike Shkup sot ka parashtruar 38 propozime për urdhra ndëshkuese kundër gjithsej 43 persona për mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë. janë propozuar edhe gjoba prej nga 2.000 euro për secilin prej tyre.
Nga PTHP-ja kumtuan se të gjithë të akuzuarit në periudha të ndryshme dhe në lokacione të ndryshme në Shkup janë kapur derisa nuk e kanë respektuar vendimin për ndalesë dhe regjim të veçantë për lëvizje në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të sjellë si masë për shuarje dhe parandalim të sëmundjes infektive Kovid-19.