Publikohen pikët për Topin e Artë, shumë e vogël diferenca Messi – Van Dijk

Publikohen pikët për Topin e Artë, shumë e vogël diferenca Messi – Van Dijk
10:57 | 3 Dhjetor 2019

Mund të duket e pabesueshme, por është e jashtëzakonshme. Lionel Messi ka epërsi prej vetëm shtatë pikëve kundrejt Virgil Van Dijk, në garën për Topin e Artë.

Ylli argjentinas i cili fitoi për të gjashtën herë këtë trofe, nuk ka pasur kurrë një epërsi kaq të ngusht ndaj vendit të tyre.

Van Dijk, i cili është renditur në vendin e dytë, ka vetëm shtatë pikë më pak se Lionel Messi.

France Football ka publikuar rezultatin e pikëve, me Lionel Messin që numëron 686 pikë, ndërsa Van Dijk, i dyti me 679 pikë.

Revista franceze zbulon se kjo është një nga garat më të forta në histori të këtij çmimi./Lajmi.net/

TAGS