Publikohet fotografia e fundit e Nikolla Gruevskit para ikjes në Hungari (FOTO)

Publikohet fotografia e fundit e Nikolla Gruevskit para ikjes në Hungari (FOTO)

Redaksia e televizionit maqedonas 1TV ka publikuar një foto ekskluzive të ish kryeministrit Nikolla Gruevski, e shkrepur dy ditë para arratisjes në Hungari, transmeton Gazeta Lajm. Fotografia është dërguar nga një shikues anonim thuhet në shkrimin e shkurt të televizionit 1TV që e shoqëron fotografinë.

Më tej në shkrim thuhet se, sipas personit që ka dërguar foton, Gruevski ka qenë i shoqëruar nga vëllai i Aleksandar Vasilevskit, i njohur si Ninxha, njëri nga dëshmitarët kryesor për ngjarjet e dhunshme në Kuvend.

Personi që ka dërguar foton, sipas 1TV-së pohon se e njëjta është shkrepur vetëm dy ditë para arratisjes së Gruevskit nga Maqedonia. Vëllai i “Ninxhës”, është truproja e Gruevskit, me të cilin në ditën kritike, 27 prill 2017 ish kryeministri ndodhej në Vjenë. /Lajm