Publikohet lista e plotë e lojtarëve të Juves për ndeshjen ndaj Atleticos

Douglas Costa do t’i mungojë Juventusit në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit.

Zonja e Vjetër është nikoqire e klubit spanjoll të martën mbrëma, pas humbjes prej 2-0 në ndeshjen e parë, ndërsa Massimiliano Allegri e ka konfirmuar skuadrën e plotë.

“Douglas Costa nuk do të luajë, sepse e ka lënduar sërish veten në stërvitje”, ka thënë Allegri për Sky Sport Italia.

Skuadra e Juves në ndeshjen ndaj Udineses (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Alex Sandro është i pezulluar, ndërsa Sami Khedira, Mattia De Sciglio dhe Juan Cuadrado janë të lënduar.

Skuadra e plotë e Juventusit:
Szczesny, Perin, Pinsoglio; Chiellini, Caceres, Bonucci, Joao Cancelo, Rugani, Spinazzola; Pjanic, Matuidi, Emre Can, Bentancur, Nicolussi Caviglia; Ronaldo, Dybala, Mandzukic, Kean, Bernardeschi.

/Telegrafi/

Lexo po ashtu:

TAGS