Publikohet ‘traileri’ i versionit real të filmit “Aladdini”: Rikthehet historia e tri dëshirave të llambës magjike!

Ju kurrë nuk keni pasur kurrë në jetën tuaj një mik xhind si Will Smith, që do të plotësonte dëshirat tua.

Filmi “Aladdin” nga “Disney”, sjell historinë e djaloshit të varfër, i cili përdor një nga tri dëshirat e tij nga llamba magjike e xhindit për t’u bërë mbret, shkruan Variety, transmeton Telegrafi.

Ky filmi i cili deri më tani ka qenë një film vizatimor vetëm për fëmijë, është realizuar edhe me skena të vërteta dhe ka tashmë një datë publikimi.

Aktori Will Smith do të luajë rolin e xhindit në versionin real të filmit “Aladdini” (Foto: Jason Merritt/Getty Images/Guliver)

Para se të japë kërkesën e tij, xhindi i luajtur nga aktori Will Smith i thotë Aladdinit të jetë më specifik. “Më bëj një princ”, thotë me shaka Aladdini.

Më vonë xhindi i thotë Aladdinit: “Ti dukesh si një princ nga jashtë, por unë nuk kam ndryshuar asgjë jashtë”.

Me regji të Guy Ritchie, xhirimi i filmit aksion “Aladdin” bazohet në klasiken e animuar të vitit 1992. Yjet që marrin pjesë në këtë film janë: Will Smith në rolin e xhindit, Mena Massoud në rolin e Aladdinit, Naomi Scott si Princesha Jasmine dhe Marwan Kenzari në rolin e Xhafarit të keq.

Aktori Mena Massoud do të luajë rolin e “Aladdinit” (Foto: Rachel Murray/Getty Images/Guliver)

Disney ka një numër të madh adaptimesh të drejtpërdrejta në veprat për këtë vit, si filmat “Dumbo” i Tim Burton dhe “Mbreti Luan” i Jon Favreau.

“Aladdini” do të jetë i gatshëm për publikun që prej datës 24 maj. /Telegrafi/

TAGS