Publikoi video intime, ish-lojtari i Tottenham rrëfen gjithçka

Publikoi video intime, ish-lojtari i Tottenham rrëfen gjithçka
11:40 | 31 Korrik 2019

Me evoluimin e rrjeteve sociale, ndodhin shumë gjëra të pahijshme, përfshirë edhe futbollistët.

Një e tillë i ndodhi edhe ish-lojtarit të Tottenham, Clinton N’Jie.

Ky i fundit postoi në rrjetin e tij social ‘Snapchat’ një video mjaft intime, e cila u bë virale shumë shpejt, por më pas u fshi nga vetë futbollisti, përcjell lajmi.net.

Mirëpo, ai ka treguar se e ka shtypur gabim butonin, pasi ishte i alkoolizuar në ato momente.

‘’Më vjen keq, kisha pirë pak si shumë. Festova kontratën time të re dhe dëshiroj t’i lexoja lajmet. Kam shtypur butonin e gabuar’’, tha ai.

Sulmuesi kameruan luajti përgjatë viteve 2015-2017 te Tottenham, duke bërë vetëm tetë paraqitje.

Sezonin e fundit e kaloi te Lille, ndërsa pak ditë më parë zyrtarizoi kalimin te Dynamo Moska. /Lajmi.net/    

TAGS