Pulisic bëhet blerja e tetë më e shtrenjtë në histori të Ligës Premier, rekordi mbahet nga Pogba

Christian Pulisic ka kaluar nga Borussia Dortmund te Chelsea, por lojtari do të fillojë të luajë në Londër në sezonin e ardhshëm.

Ai e kompletoi transferimin për 57.6 milionë funte (63.74 milionë euro). Pulisic është blerja e tetë më e shtrenjtë në Ligën Premier.

Amerikani i ka kaluar Ameryc Laporten dhe Pierrie Emerick Aubameyang.

Para tij janë emra si Morata, Di Maria e Mahrez.

Keppa Arrizabaga është blerja e katërt më e shtrenjtë e Ligës Premier dhe portier më i shtrenjtë në botë.

Viril Va Dijk është i treti, ndërsa Romelu Lukaku i dyti.

Lojtari më i shtrenjtë në Ligën Premier mbetet Paul Pogba që u ble nga Juventusi për 105 milionë funte. /Telegrafi/  

TAGS