”Pulisic nuk shkoi te Man Utd për shkak të Mourinhos”

”Pulisic nuk shkoi te Man Utd për shkak të Mourinhos”
8:37 | 21 Gusht 2019

Ylli i ekipit kombëtar amerikan, Christian Pulisic refuzoi një transferim te Manchester United për shkak që babai i tij nuk kishte simpati për Jose Mourinhon.

Sipas Robin Walker, i cili ishte trajner i Pulisic në Brackley Town në vitin 2005, anësori i Chelseat kurrë nuk mendoi të shkonte në Old Trafford për shkak të ish-trajnerit të tyre.

Rekordi i dobët i Mourinhos për t’i dhënë shanse të rinjve bëri që babai i tij të bllokonte lëvizjen e mundshme të 20-vjeçarit, i cili nënshkroi me ‘Blutë’ në muajin janar, transmeton lajmi.net.

“Ai nuk do të shkonte në Manchester United për shkak të Jose Mourinhos”, tha Walker për Telegraf. “Babai i tij nuk mund ta duronte Mourinhon sepse nuk promovoi lojtar të rinj”.

“Ishte në atë moment që pyeta,” Po në lidhje me Londrën? Aty mund të jetë vendi i duhur”.

“Unë jam një tifoz i Chelseat, unë u rrita në Londër duke i mbështetur ata. Kur isha në Dortmund vitin e kaluar, i thashë se ai duhej të vinte”, potencoi Walker. /Lajmi.net/ 

TAGS