Puna e madhe nuk është ndalë për kampionin e Premier Leagues

Puna e madhe nuk është ndalë për kampionin e Premier Leagues

Puna e madhe nuk është ndalë për kampionin e Premier Leagues, Liverpoolin, nën drejtimin e Juergen Kloppit, me gjithë faktin se i është dhënë fund pritjes prej 30 vjetësh për titull të kampionit.

Kështu ka thënë mesfushori Alex Oxlade-Chamberlain. Liverpooli ka fituar titullin e 19-të të Anglisë, para se të pësonte 4:0 nga Manchester City të enjten.

“Nuk ka fare ditë të lira dhe nuk ka tolerancë për nivelin që duhet të kemi”, ka thënë Oxlade-Chamberlain për BBC.

“Ne duhet të bëjmë çdo gjë që mundemi për të provuar për të mbetur ku jemi tani dhe të zhvillohemi sërish, pasi liga zhvillohet çdo edicion dhe të gjitha ekipet përforcohen”.

Oxlade-Chamberlain (26) ka thënë se ekipi nuk ka pasur kohë që të reflektojë pas triumfit në ligë dhe se fokusi është që të fitohen gjashtë ndeshjet e mbetura, duke filluar nga ajo e së dielës ndaj Aston Villas, raporton EO.

“Besoj se zakonisht kur sigurohet titulli janë edhe një apo dy ndeshje. Pasi të përfundojnë është pushimi dhe ka kohë për të reflektuar për edicionin. Për ne është pak e çuditshme pasi ne vërtetë nuk kemi pasur kohë të ulemi dhe të mendojmë për atë që kemi arritur. Por gjithsesi është e mahnitshme ajo që kemi arritur”, ka thënë Oxlade-Chamberlain.