Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka lënë të kuptohet se koalicioni me VV-në është afër të ndodhë.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se në momentin kur zyrtarë të partive të ish PAN-it bëjnë deklarata me nevozëë, atëherë sipas tij është puna mirë, shkruan lajmi.net.
Ai ka thënë se ndryshimi sipas tij po iu dhemb këtyre partive, mirëpo nuk e ka folur asnjë fjalë për takimin e fshehtë mbrëmë në rançin e Isa Mustafës në Prapashticë.
“Si të shihni që politikanët e PAN-it e PSD-së , dhe të ” pavarurit ” e varur nga ata, të shkruajnë zi e terr e me nervoz ndaj mundësisë së koalicionit VV-LDK, kuptone që puna është mirë. Ndryshimi po iu dhemb shumê”, ka shkruar Avdyli. /Lajmi.net/