Punëtorët e Apple janë përjashtuar nga puna, pasi kanë dëgjuar biseda intime nga ‘Siri’

Punëtorët e Apple janë përjashtuar nga puna, pasi kanë dëgjuar biseda intime nga ‘Siri’
Tash esht Koha

Kompania e paisjeve teknologjike ‘Apple’ ka dërguar në shtëpi me qindra punëtor rreth Evropës të cilët kanë dëgjuar regjistrime nga ‘Siri’, kryesisht biseda intime, duke u bazuar në një raport.

Hapat janë marr pasi që “Apple” pezulloi një program ‘vlerësimi’ që punësoi kontraktorët për të vlerësuar regjistrimet audio të klientëve, raporton “The Independet”, transmeton lajmi.net.

Raportet e mëparshme kanë zbuluar se punëtorët shpesh dëgjojnë takime konfidenciale, përfshirë marrëveshjet për droga dhe njerëzit duke kryer marrëdhënie seksuale.

Më shumë se 300 punëtorë janë përjashtuar nga puna, duke u bazuar në raportin e lëshuar nga “The guardian” , të cilëve iu është dhënë vetëm 1 javë paralajmërim.

Zyrtarët kanë reaguar duke thënë se “Ne e dimë se konsumatorët kanë qenë të shqetësuar për njerëzit të cilët i dëgjojnë regjistrimet e Siri- dhe ne kemi marr masa”.

Tash esht Koha
TAGS