Alsat 2019-06-17T19:05:24+02:00
Punëtorët me të ardhura mujore të cilat nuk i kalojnë 22 mijë denarë mund të aplikojnë për pushime në disa nga qendrat turistike vendore. Prej sot deri më 30 gusht, vazhdon shpallja publike nga Ministria e Ekonomisë. Për këtë vit janë parashikuar 1200 punonjës me të ardhura më të ulëta për ta shfrytëzuar këtë mundësi në ndonjërin nga hotelet në Ohër dhe Strugë, në bregun e Prespës ose për të shijuar bukuritë natyrore të Kodrës së Diellit ose në Berovë. Kjo masë zbatohet që nga viti 2017 dhe është përdorur nga 2200 familje.
Kjo masë ka dy aspekte, përveç asaj sociale, që është shumë e rëndësishme, ku mbështeten familjet ose punëtorët me të ardhura të ulëta, ka gjithashtu edhe një aspekt ekonomik. Dhe me këtë kemi parasysh se rriten të ardhurat e hotelierëve, edhe atë jashtë sezonit- deklaroi KRESHNIK BEKTESHI -MINISTËR I EKONOMISË.
Alsat
Loading…