Pushteti refuzon kushtëzimet e opozitës për zgjedhjen e KSHZ

Pushteti refuzon kushtëzimet e opozitës për zgjedhjen e KSHZ

Pushteti sot ka përsëritur se kushtezimet e opozitës për zhbllokimin e procesit për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit Shtetëror zgjedhor dhe amnestia e të akuzuarve për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit janë të papranueshme. Deputeti i LSDM, Hari Llokvenac, bëri të qartë se qeveria nuk do të amnestojë krimin.

“Vendosja e kushteve për të ardhur në një përfundim nuk do të ketë sukses. Formimi i KSHZ-së në këtë moment është prioritet për të gjithë ne. Presim që të ndërgjegjësohet edhe opozita”, thotë deputeti i LSDM-së.

Ministrja e drejtësisë, Renata Deskoska, thotë se pengimi i zgjedhjes së KSHZ rrezikonë mbajtjen e renferendumit, sepse nuk do ketë kohë për përgatitjen e anëtarëve të rinj të Komisionit për të përmbushur obligimet e tyre.
Renata Deskoska, ministre e drejtësisë

“Zgjidhja e çështjes së KSHZ nuk guxon të vendoset në paketë me asnjëlloj amnistie, me asnjëlloj kushtëzimi për qeveri teknike apo çfarëdo lloj qeverie, sepse ne kemi nevojë për institucione të cilat do të mund të funksionojnë, posaçrisht tani që duhet të mbahet edhe referendum”
Deputeti i BDI-së, Artan Grubi thotë se procesi për kompletimin e KSHZ nuk duhet të përdoret për politika ditore.
Artan Grubi, BDI
“Duhet të arrihet një kompromis mes partive politike, veçanërisht mes LSDM dhe VMRO-së, në lidhje me ligjet tjera.”

VMRO-DPMNE përveç amnestisë në tavolinë ka vendosur edhe Ligjin per financimin e partive Politike dhe Ligjin për Qeveri. Sipas ligjit, për mbajtjen e referendumit nevojiten të patën tre muaj.

Përgatiti: Evi Shkopi
Almakos.com