“Qafirat” politik Ali Ahmeti dhe Xhevat Ademi shajnë Almakos dhe ju ndalojnë familjarëve të tyre të mbajnë Ramazan!

“Qafirat” politik Ali Ahmeti dhe Xhevat Ademi shajnë Almakos dhe ju ndalojnë familjarëve të tyre të mbajnë Ramazan!

Shkruan: Emad MEHMETI

Xhevat “Allti” Ademi dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në një përgjim të publikuar nga El Chekaa më 6 Shtator 2019, në ora 18:00 në murin e tij (e që është fshirë tashmë nga FB), mes tjerash bisedojnë për muajin e shenjtë të Ramazanit për besimtarët muslimanë, muaj ky që respektohet edhe nga persona me besime të tjera, por jo edhe nga Xhevat Pistoleta dhe Ali Ahmeti! Pse e them këtë?!

Në përgjimin e publikuar “demokratët” Alltia dhe Ahmeti flasin se si na qenka njëfarë problemi të mbahet Ramazani, sepse nuk paska njerëz rrugëve e për këtë i paska kapur frika, me çka në një moment Xhevat Alltia i thotë Ahmetit se ju ka ndaluar familjarëve të tij që të mbajnë Ramazanin! Kjo ndërhyrje aspak njerëzore, as demokratike, as morale, e aq më pak hyjnore! Por, kjo le të ngelet në ndërgjegjen e Pistoletave politike të ndryshkura… Edhe pse po të njejtët shtrojnë iftare e i ngrejnë duartë lartë kur ka Ramazan, hipokrizi kjo apo jo, vlerësojeni ju vetë!

Më tej në këtë përgjim “Allti” Xhevati i thotë Ali Ahmetit se Almakos paska bërë disa analiza shumë të ulta e të poshtra (disa prej tyre i kam bërë unë vetë, prandaj po deklarohem në këtë rast), kurse më pas Ali Ahmeti i pohon këtë duke i thënë Xhevat Pistoletës se në #Almakos ne që punojmë jemi “edhe mendje të sëmura, mirëpo edhe trup prishur dhe majmuna”. Edhe pse ne asnjëherë asnjë njeriu nuk ia kemi sharë babën në varrë, e aq më pak 700 mijë nëna shqiptarëve!

E pra, disa nga këta “Pistoletat” e pushtetshëm që të vrasin e plagosin, e për të cilët nuk ka ligje e as kanune, del se ne që shpeshherë edhe pse me shumë vështirësi ekstreme si në aspketin e rrezikshmërisë në punë, po ashtu mos të flasim edhe për çështje të tjera që na kanë bllokuar sa kanë mundur nëpër kompani materialisht por dhe kërcënuar (kanë gjetur se kënd), pse e paskemi thënë dhe do të vazhdojmë gjithnjë ta themi të vërtetën – qenkemi “mendje prishur, majmuna e trup prishur”!

Vallë pse kemi raportuar drejt për rastin “Sopoti”, për “Monstrën” për vrasjen e Komandant Harun Aliut, e për 1 milion e 100 mijë raste të tjera jema të “prishur”?! Kualifikimet personale dhe fyerjet nuk na kanë bërë përshtypje asnjëherë, sidomos nga njerëzit e politikës që pushtetin e përdorin për punë të pista me “mendjet e tyre të pista”. Megjithatë, siç e kemi patur dhe moton në #Almakos “shkurt dhe shqip” i porosisë me sa vijon: “Allti Maxhar Telekomat” e politikës do na kenë çdoherë përballë! Madje, edhe atëherë kur do mendojnë se “ia kanë hedhur drejtësisë e njerëzisë”!