Alsat 2019-04-19T08:49:53+02:00
Qarkullimi nëpër rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë të thata. Intensiteti i qarkullimit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet e tjera kufitare, në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga shteti.
Autostrada Miladinovc – Shtip, pjesa Miladinovc – Kadrifakovë dhe Kadrifakovë – Milladinovc nuk është lëshuar për qarkullim. Për momentin në autostradë kryhen kontrolle nga karakteri i sigurisë. Apelojmë tek të gjithë shoferët të mos e shfrytëzojnë autostradën
Nga Graniti njoftojnë se për shkak të rehabilitimit të aksit Jurumleri-Drapevë dhe aksi Draçevë – Oreshan – Taor, nga 15.04.2019 është vendosur regjim kohor të trafikut në rrugët rajonale Р1106 dhe Р2131.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Aksi rrugor R2332 Ohër-Resnjë, përmes parkut nacional Galiçica (lidhet me Doganën R1307 – A3 dhe R1301 – Tërpejcë), nga 15.11.2018 deri 01.04.2019 është i mbyllur për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve.
PUNIME NË RRUGË:
Prej 21.03.2019 në drejtimin rrugor rajonal R1103 Negotinë – Llakavicë do të kryhen punime në rrugë, rikonstruim i urës në lumin Vardar afër fshatit Pepelishte. Komunikacioni do të rikahëzohet nëpër rrugën f.Pepelishtë – Krivollak për automjete me peshë të përgjithshme deri 7,5 tonë. Në vetë vendin do të vendoset sinjalizim adekuat vertikal rrugor. Ky regjim rrugor do të zgjasë deri në përfundimin e aktiviteteve ndërtimore.
V.K Ilinden – Strugë njofton se me 16.02.2019 (të shtunën) për shkak të kryerjes i punëve ndërtimore në rrugë, drejtimi rajonal rrugor R1208 Ohër – Strugë, në pjesën F.Podmole deri Evrohotel – Strugë, do të jetë i mbyllur për të gjitha llojet e automjeteve deri në mbarimin e punëve ndërtimore. Në vet vendin është vendosur sinjalizim përkatës i komunikacionit.
Viadukt trejd nga 05.03.2019 kryen punë ndërtimore në regjim kohorë të komunikacionit në kohëzgjatje prej 4 muaj (120 ditë), në drejtimin nga pompa e benzinës Mak Petrol në rrugën JNA nëpër udhëkryqin me rrugën f.Vrutok Komuna e Gostivarit.
V.K Ilinden – Strugë informon se nga data 02.03.2019 kryen punë ndërtimore në rrugën rajonale Ohër-Shën Naum, në pjesën e bulevardit Turisitçka në gjatësi prej 3,5 kilometra. Në vendin e ku kryhen aktivitetet është vendosur sinjalizim përkatës komunikacioni.
Më 08.02.2019 në drejtimin A4 Shkup Petrovec dhe anasjelltas, më saktësisht në nyjen rrugore Petrovec, është kryer ndryshim afatgjatë i regjimit të komunikacionit në atë mënyrë që është mbyllur përfundimi i autostradës Shkup – Veles, që çon drejt f.Petrovec, ndërsa gjendet para lagjes Petrovec dhe i njëjti është vendosur pas lagjes Petrovec. Nga drejtimi rrugor Veles – Shkup përjashtimi për f.Petrovec është vendosur para lagjes Petrovec, ndërsa është i mbyllur përjashtimi që gjendet pas lagjes Petrovec.
Nga 21.05.2018 filloi ndërtimi i rrugës së shpejtë A4, Shtip – Radovish, qarkorja Shtip jug (Sofilari) – Buçim (km5+000 deri në km 28+560) në bazë të Marrëveshjes nr.1 001-EBRD/17.
U bëjmë apel pjesëmarrësve në trafik për lëvizje të kujdesshme në këtë aks rrugor përshtatjen e shpejtësisë dhe respektimin e sinjalizimit të vendosur kohor për shkak të fillimit të aktiviteteve ndërtimore.
Loading…