10 Janar 2019 / 15:47
Dogana ballafaqohet me shumë punë dhe për këtë nevojiten punësime të reja. Kështu drejtori i Drejtorisë së doganave, Gjoko Tanasoski arsyeton konkursin e ri për 78 vende pune me kohë të caktuar. Sipas sqarimit të tij, që katër vite në Dogana nuk ka pasur punësime të reja ndërsa tani me kompetencat e reja dhe me bisedimet e ardhshme për BE, nevojiten kuadro të reja.
Nëse nisemi prej vitit 2015-të e deri më tani, nuk është realizuar asnjë punësim në Dogana, që vetvetiu kërkon që të kemi kapacitete përkatëse, vet puna ka kompetenca të reja, kemi negociata me Unionin Evropian, kështu që bëhet fjalë për një proces normal” – theksoi Gjoko Tanasoski- drejtor i Doganave
Edhe pse Qeveria me reformën në administratë parashikon uljen e numrit të punonjësve nën patronazhin e shtetit, kryeministri Zaev thotë se qëllimi i punësimeve të reja si dhe reformave është që të “forcohet” administrata, që ajo të jetë efektive dhe efikase. Ai shton se me këto konkurse nuk plotësohen deri në fund vendet vakante të punës. Punësime do të ketë vetëm aty ku ka nevojë, ndërsa teprica do të bartet në sektorin privat.
Të gjithë ata që janë tepricë në institucione të caktuara apo ato institucione që do të shfuqizohen në procesin e reformave, ata kuptohet se do të kenë trajnim të caktuar me mbështetjen e Qeverisë që të jenë të gatshëm të pranohen në sektorin privat, ky është synimi jonë, është proces që pritet të fillojë dhe do të bëjmë racionalizim të administratës, pa humbur dikush vendin e punës” – u shpreh – Zoran Zaev- kryeministër
Në konkursin për punësim kërkohen doganierë, arkëtarë, shefa të shërbimeve, këshilltarë dhe kryeshefë. Nga fillimi i vitit janë publikuar konkurse për mbi 200 punësime shtetërore. Përveç Doganës, konkurs për 84 punësime ka shpallur Agjencia e rrugëve, Drejtoria Hidrometeorologjike ka shpallur konkurs për 11 vende ndërsa KSHZ për 8 vende pune. Opozita akuzoi se pushteti po bën korrupsion me punësimet në administratë, në vigjilje të zgjedhjeve presidenciale.
Aleksandra Spasevska
Loading…