Qeveria dënon sulmin ndaj gazetarëve

Qeveria dënon sulmin ndaj gazetarëve

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dënon ashpër sulmin ndaj gazetarëve që mbrëmë ka ndodhur në Shkup dhe këto incidente i vlerëson si të papranueshme dhe të palejueshme.

Duke nisur nga qëndrimi i deklaruar për zero tolerancë për çfarëdo sulme, kërcënime, shantazhe ose shtypje, Qeveria e Maqedonisë së Veriut tregon që çdo sulm mbi përfaqësuesit e mediave, fizik apo verbal, duhet të ndëshkohet apo të sanksionohet në mënyrën më të ashpër dhe në këtë drejtim i fton institucionet që urgjentisht të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për ti zbuluar dhe dënuar autorët.

Në këtë rast, krahas asaj që Qeveria bëri në lidhje me sigurimin e kushteve demokratike për respektimin e lirive, edhe njëherë apelojmë që të gjitha palët tjera të interesuara, prokuroria dhe gjykatat si dhe organizatat e sektorit civil, të alarmojnë dhe të veprojnë për secilin sulm ose kërcënim kundër punonjësve në media.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, si deri më tani, do të vazhdojë të angazhohet që të gjitha pengesat e regjistruara gjatë punës dhe sulmet ndaj gazetarëve dhe punonjësve në media të jenë të zgjidhura institucionalisht.