12 Dhjetor 2018 / 17:50
Në seancën e fundit të Qeverisë janë miratuar katër amendamentet për ndryshimet kushtetuese. Materialet janë dorëzuar në Kuvend për fazën e tretë dhe të fundit të procedurës për ndryshim të Kushtetutës. Teksti përfundimtar i amendamenteve është përpiluar pas fazës së debatit publik. Amendamenti 33 ka të bëjë me ndryshimin e emrit të shtetit në “Republika e Maqedonisë së Veriut”; amendamenti 34, me ndryshimin e Preambulës; amendamenti 35, me respektimin e kufijëve të shteteve fqinje ai i fundit, amendamenti 36, me kujdesin për shtetasit e Maqedonisë së jetojnë jashtë vendit.
ALSAT
Loading…