Qeveria e Kosovës miraton rregulloren për organizim të brendshëm të Bibliotekës Kombëtare  “Pjetër Bogdani”

 Qeveria e Kosovës miraton rregulloren për organizim të brendshëm të Bibliotekës Kombëtare  “Pjetër Bogdani”

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës, ka miratuar Projekt Rregulloren për sistematizimin e vendeve të punës në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, vendim ky i marr pas propozimit të Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi,

Ministri Gashi tha se objektivat kryesore të kësaj projekt-rregulloreje janë organizimi i brendshëm dhe sistematizimi i vendeve të punës në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës ‘Pjetër Bogdani’, në harmoni të plotë me Ligjin për Administratën Shtetërore të Kosovës.

Po ashtu, ministri Gashi theksoi se miratimi i kësaj rregulloreje do të sjellë qartësi të një niveli më të lartë, dhe do të ndikoj edhe në performancën e stafit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.

“Kjo pasi që do të ketë ndikim të drejtpërdrejt në funksionimin e strukturës organizative. Dispozitat e kësaj Rregulloreje janë në përputhje me dispozitat e legjislacionit të BE si dhe me  prioritetet e Qeverisë së Kosovës”, ka thënë ai.

Ndër të tjera ministri Gashi u shpreh se kjo rregullore ka kosto buxhetore, mirëpo nuk krijon obligime buxhetore shtesë pasi që mjetet financiare do të ndahen nga linja për Paga dhe Mëditje e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.

“Po ashtu nuk ka nevojë për krijim të mekanizmave shtesë, sepse   mekanizmat për zbatimin e saj tanimë janë funksionale. Duke marr parasysh atë që u tha me lartë, kërkoj nga ju aprovimin e Rregullores”, shtoi ministri Gashi. /Telegrafi/

TAGS