Qeveria e Maqedonisë i kërkon falje Austrisë për gabimin protokollar

Kancelari austriak Sebastian Kurc sot është pritur me flamur të gabuar në ceremoninë zyrtare përpara Qeverisë së Maqedonisë, në vend të flamur të Austrisë, protokolli i Qeverisë, ka vendosur flamur e Lituanisë. Për gabimin protokollar, Qeveria e Maqedonisë zyrtarisht i ka kërkuar falje Republikës së Austrisë.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë

“Qeveria e Maqedonisë i kërkon falje Republikës së Austrisë për lëshimin e paqëllimshëm protokollar gjatë vizitës së kancelarit Sebastian Kurc në Republikën e Maqedonisë. Lëshimi është bërë nga shërbimi për protokoll në Republikën e Maqedonisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme, ndërkaq deri tek ajo ka ardhur për shkak të ngjashmërisë së madhe në dimensionet dhe ngjyrat e Austrisë dhe Letonisë.”

TAGS