27 Shkurt 2019 / 17:50
Qeveria e Serbisë miratoi konkluzionin mbi përdorimin e emrit Maqedonia e Veriut, në bazë të njoftimit nga qeveria maqedonase drejtuar të gjithë anëtarëve të OKB-së.
“Nëse marrim parasysh se Serbia ka marrëdhënie të mira me këtë vend fqinj dhe se ndryshimi i emrit është bërë në mënyrë të ligjshme, qeveria e Serbisë konstaton ndryshimin e emrit dhe gjatë komunikimeve të ardhshme do të përdoret emri Republika e Maqedonisë së Veriut ose emri i shkurtuar Maqedonia e Veriut”, thuhet mes tjerash në komunikatën e qeverisë serbe.
Loading…