Paperwork
9 Janar 2019 / 12:18
Qeveria e Shqipërisë në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave ka hartuar një projektligj “për Kodin e Sjelljes për Integritet në Kërkimin Shkencor”, dhe parashikon parandalimin e plagjiaturave në punimet shkencore.
Por projektligji i hartuar nga Akademia e Shkencave dhe i firmosur nga Ministria e Arsimit në vetvete është pjesërisht plagjiaturë, pasi nga 32 nene, 14 janë të kopjuara nga Kodi Europian kundër Kopjimit.
Projektligji u prezantuar nga kryeministri Rama më 26 dhjetor 2018, ku prezantoi edhe VKM që sipas tij përmbushën kërkesa e studentëve. Sipas gazetës “Panorama”, gjysma e projektligjit shqiptar rezulton i kopjuar, përkatësisht, nga neni 8 deri te 21, pasi fjalët e përdorura janë identike në renditje dhe përdorim
Loading…