Qeveria në seancën e sotme mori vendim për shfuqizimin e vendimeve për sistemim të vendit të punës dhe urdhrave për kryerjen e punëve dhe detyrave të marra nga ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulevi.
Siç bëri të ditur Sektori qeveritar për marrëdhënie me opinionin, janë shfuqizuar vendimet e 14.02.2020 me të cilën Ivana Kitanovska sistemohet në vendin e punës bashkëpunëtor specialist të sistemit në Sektorin për punë të përbashkëta Byronë për Siguri Publike sistemohet në vendin e punës inspektor i lartë për kontrolle kufitare në BSP dhe vendimi nga 06.02.2020 г me të cilin Aleksandar Matovski sistemohet në vendin e punës polic në SP Tetovë, SPB Tetovë në BSP.
Qeveria e shfuqizoi edhe urdhrin e datës 17.02.2020 me të cilin Vice Stoleski angazhohet të kryejë punë dhe detyra nga vendi i punës shef i Sektorit për Siguri Informative, si dhe urdhrin e datës 17.02.2020 me të cilin Zoran Janakqiev angazhohet të kryejë punë dhe detyra nga vendi i punës komandant i Njësitit për sistemim të shpejtë në Sektorin për operacione policore speciale në Sektorin për operacione policore speciale në BSP.