16 Janar 2019 / 15:32
Qeveria do të zëvendësojë ngrohjen me mazut në institucionet arsimore me ngrohjen diellore. Si masë për të zbutur ndotjen e lartë të ajrit qeveria planifikon edhe ndërtimin e të ashtuquajturave “mure të gjelbra” nga fidanë vendorë e jo të importuar, në afërsi të shkollave dhe spitaleve. Masat pritet të zbatohen menjëherë ndërsa deri në fund të vitit parashikohet edhe fushatë intensive kundër ndotjes dhe zgjidhje ligjore.
Qëllimi i programit për vitin 2019-të është se si të arrijmë deri te më shumë shfrytëzues të cilët nuk do të krijojnë ndotje. Ne mendojmë se për të arritur deri te më shumë shfrytëzues që nuk ndotin na duhen ndryshime në ligj, na duhen kampanja publike, partneritet me kompanitë të cilët prodhojnë burime të ndotjes dhe të sigurojmë mekanizma financimi – tha Jani Makraduli, Zëvendës ministër i Ambientit Jetësor.
Nga Qyteti i Shkupit njoftuan për blerjen e autobusëve ekologjik, si masë kundër ndotjes.
Siguruam mjete për 40 eko autobusë, këto ditë duhet të shkruhet tenderi nga ana e NPK për furnizimin me 40 autobusëve me gaz, pos kësaj do të jenë dhe me dy pjesë që do të thotë se do mund më shumë njerëz të hyjnë brenda. Ata duhet të japin efekt të shpejtë, ndërsa për masë afatgjatë presim funksionimin e tramvajit në Shkup – tha Nikolla Naumovski, Qyteti i Shkupit.
Sektori civil nga ana tjetër me kërkesa dhe iniciativa drejt Qeverisë që të bëhen pjesë e programit për uljen e ndotjes.
Ideja është që në Tetovë të ju vendosen filtra ndërmarrjeve të kategorisë B. Rajoni i Pollogut njihet për prodhimin e mobileve. 19 ndërmarrje të tilla janë në Tetovë ndërsa rreth 10 janë në Gostivar të cilat gjatë dimrit shfrytëzojnë çfarëdolloj materialesh për ngrohje në kapacitetet e tyre… – u shpreh Arianit Xhaferi, Eko Guerilla.
Qytetarët shpenzojnë shumë për ekologji, si benzina, duhani, regjistrimet, pajisjet elektrike etj. dhe e gjithë kjo shkon në buxhetin e shtetit. Askush nuk tregoi se për çfarë harxhohen ato para? -tha Jovan Mazganski, Eko Skop.
Programi i Qeverisë për ajër të pastër për vitin 2019-të është pjesë e Planit dy vjeçar të cilin Qeveria e shpalosi muaj më parë.
Vjollca Aliti
Loading…