Qeveria nuk do ta diskutojë mbylljen e kufijve

Qeveria nuk do ta diskutojë mbylljen e kufijve

Qeveria nuk do të diskuton për mbylljen e kufijve me Kosovën dhe Serbinë. Kryeministri teknik, Oliver Spasovski theksoi se derisa nuk ka propozim konkret mbi argumente shkencore, vendimi që kufijtë të jenë të hapura mbetet në fuqi.  

Nëse nuk ka vendim të ri dhe neve nuk kemi sjell vendim të tillë, pra në fuqi mbetet vendimi i vjetër”-tha Oliver Spasovski, kryeministër teknik.

Këtë e konfirmoi edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe i cili deklaroi se Komisioni për Sëmundje Infektive nuk ka rekomanduar mbylljen e kufijve dhe se prapa kësaj çështje nuk qëndrojnë arsye politike. Ndërkohë Qendra Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve ditë më parë publikoi raportin dy javor për pandeminë në Bashkimin Evropian, përfshi edhe vendet e Ballkanit Perëndimorë. Incidenca më e lartë vazhdon të mbetet në Suedi, Maqedoni të Veriut dhe Kosovë.

Incidenca e të infektuarve në 100 mijë banorë:

Suedia me 149.4 raste në 100.000 banorë
Maqedonia e Veriut me 99.5 raste në 100.000 banorë
Kosova me 66.2 raste në 100.000 banorë

 

Në raportin e QEKS-së është konstatuar se në vendet tjera të BE-së, për dy javë incidenca e Kovid-19 ka shënuar ulje për 12 për qind. Rekomandimet e tyre janë: Formimi i kornizës së fortë të monitorimit, për të përcjellë situatën epidemiologjike, për zbulimin e shpejtë të rritjes së transmetimit, dhe për vlerësimin e ndikimit të intervenimeve të kryera; Strategji për testim gjithëpërfshirës të personave që shfaqin simptoma; Kornizë për gjurmimin e kontakteve, të bazuar në testime të gjera, gjetjen aktive të rasteve, zbulim të hershëm të rasteve, izolimin dhe karantinimin e tyre dhe përcjelljen e vazhdueshme të kontakteve; Identifikimi i shpejtë dhe hetimi i vatrave të epidemisë të lidhura me mjedise specifike, me zbatimin e masave të rregullta parandalimit dhe kontrollit  dhe zbatimi i qëndrueshëm dhe afatgjatë i masave jofarmaceutike (distancë fizike, maskë, higjienë e duarve).

Adrian Kerimi