5 Janar 2019 / 15:58
Kush do ta fitojë biznesin qeveritar prej mbi gjysmë milioni euro për telefoninë mobile dhe fikse? Zyra e çështjeve të përgjithshme dhe të përbashkëta njoftoi për shpalljen e tenderit për prokurimin e këtij shërbimi me një vlerë të parashikuar prej 33 milion denarë, pa llogaritur TVSH-në në çmim. Marrëveshja, që zyra pranë qeverisë do duhet ta lidhë me ndonjë nga operatorët e telekomunikacionit, do të jetë për dy vjet. Tenderi është i ndarë në dy pjesë.
Byroja e prokurimit publik:
Pjesa numër 1 – telefonia mobile, vlera pa TVSH është 20 milion denarë për dy vjet.
Pjesa numër 2 – telefonia fikse dhe mirëmbajtja, vlera pa TVSH është 13 milion denarë për dy vjet.
Një nga kriteret për dhënien e kontratës është çmimi më i ulët, dhe sipas dokumentacionit të tenderit do të përdoret një ankand elektronik. Sipas specifikimit të tenderit të publikuar në pjesën e telefonisë mobile thuhet se do të ketë pesë modele të parapagesës së numrave të përdoruesve ose 0, 300, 800, 1.500 dhe 3.000 denarë pa TVSH. Kompensimi më i madh mujor ofron më shumë përfitime. Abonimi më i shtrenjtë, në të cilin ka gjasa të jenë zyrtarët më të lartë, ka subvencion më të lartë prej 45 mijë denarëve për zgjedhjen e një pajisjeje luksoze mobile.
Byroja e prokurimit publik:
“Për çdo linjë, duhet të ketë 20GB internet falas me shpejtësi 4G të përfshirë. Brenda modelit tarifor të përfshihen 300 minuta thirrje falas në rrjetet ndërkombëtare dhe 300 minuta thirrje falas roaming. “
Në segmentin e telefonisë fikse, një nga kushtet e përshkruara nga Zyra e çështjeve të përgjithshme dhe të përbashkëta është pasqyrë e thirrjeve të realizuara telefonike- një shërbim që ofron pasqyrë të të gjitha thirrjeve të bëra nga numri i telefonit në një muaj, me një qasje në kohëzgjatjen dhe koston e çdo bisede individualisht. Ofertat për biznesin me vlerë mbi gjysmë milioni euro do të hapen më 18 shkurt. Përndryshe vitin e kaluar, Zyra për çështje të përgjithshme dhe të përbashkëta e Qeverisë nënshkroi dy kontrata me Telekomin e Maqedonisë, për telefoninë mobile dhe fikse me vlerë mbi 400 mijë euro. Qeveria e Maqedonisë ka akcione në Telekomin e Maqedonisë prej 34.81%.
Bojan Stojanovski
Loading…