Alsat 2019-04-02T16:01:06+02:00
Për herë të parë në historinë e pavarësisë së vendit, në Shkup zbriti një kryeministër grek. Kreu i Qeverisë greke Aleksis Cipras takoi homologun e tij Zoran Zaev për të dikustuar aspektet e zbatimit të Marrëveshjes së Prespës dhe bashkëpunimet e ardhshme në fushën e ekonomisë. Cipras deklaroi se do të jetë i kënaqur kur Shkupi të theksoi përmendoret të cilat janë pjesë e historisë antike greke. Pas anëtarësimit në NATO, qielli i Maqedonisë së Veriut, në fushën e aviacionit, do të monitorohet falas nga Greqia. Dy kryeministrat Zaev dhe Cipras janë marrë vesh që pas anëtarësimit të vendit në NATO, Greqia të monitorojë falas aviacionin e Maqedonisë së Veriut.
Vendi jonë nuk ka aviacion dhe nuk kemi mbulim të qiellit tonë. Sipas protokollit të NATO-s dhe anëtarësimit, kjo nënkupton se dikush nga vendet fqinje duhet ta mbulojë qiellin tonë që të garantojë siguri”- tha Zoran Zaev, kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Stabilitet në rajonin tone; këtë ne e marrim si kompensim. Ne duam fqinj që është stabil edhe nga aspekti politik edhe nga aspekti i sigurisë. Ja pse bashkëpunimi është me rëndësi kyçe. Greqia ka aftësi të mëdha në sferën e aviacionit, me siguri njërin nga më të zhvlluarit në rajonin e Evropës Lindore. Ne kemi aftësi dhe kapacitet që ta mbështesim Maqedoninë e Veriut. Për këtë nuk do të ketë kompensim për shërbimin tonë”-tha Aleksis Cipras, kryeministër i Greqisë.
ALSAT
Loading…