Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit Maqedoni me seli në Kumanovë këtyre ditëve ka vazhduar me aksionin “Shporta e Ramazanit”.
Ndihma në produktet bazë ushqimore arriti edhe në thellësinë e Karadakut të Kumanovës ku familjet më të varfra iu gëzuan ndihmës si dhe iu lehtësua një barrë e madhe në shportën e tyre mujore.
QSA Maqedoni gjatë kësaj periudhe bëri regjistrimin e familjeve të reja si dhe zgjeroi projektin duke i mundësuar ndihmë edhe atyre familjeve që nuk kishin mundësi të ndihmoheshin.
Fal donatorëve tanë dhe vullnetit të hekurt të aktivistëve të kësaj organizate, fëmijët, pleqtë dhe të varfrit e Komunës së Kumanovës dhe Likovës përsëri u rikthyen në qendër të vëmendjes duke dhënë mesazhin e kujdesit për to edhe në kohë tjera, jo vetëm gjatë muajit Ramazan.