Qendra e shëndetit publik Kumanovë në 24 orët e fundit, ka regjistruar katër pacientë të rinj me Kovid 19, njoftuan sot zyrtarët nga institucioni shëndetësor publik. Janë shëruar 31 persona.
“Të sëmurit nga Kumanova janë nga klastere të njohura”, tha dr. Arif Latifi, drejtor i Qendrës së shëndetit publik Kumanovë.
Sot, janë kryer gjithsej 52 teste, nga të cilat 19 sipas “Termini im” dhe 33 sipas indikacioneve epidemiologjike.
Që nga fillimi i epidemisë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në territorin e Qendrës shëndetit publik Kumanovë, 813 persona janë diagnostikuar me kovid, nga të cilat 174 raste aktualisht janë aktive.