Në suaza të aktiviteteve Kabinet i Hapur sot Kabineti i presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Vila Vodno e vizituan qytetarë të cilët patën mundësi të takohen, personalisht të bisedojnë me presidentin Stevo Pendarovski dhe drejtpërdrejt nga ai të informohen për kompetencat e tij, t’i vizitojnë ambientet në të cilat realizohen takimet zyrtare dhe të punës, si dhe sallat për solemnitete, takime, ngjarje dhe konferenca për shtyp.
Mysafirët, siç kumtuan nga Kabineti i presidentit, janë njoftuar edhe me një pjesë të të punësuarve dhe janë informuar për historinë e Vilës Vodno, për një pjesë të aktiviteteve që po zhvillohen, si dhe për mënyrën e funksionimit të këtij institucioni.
Ngjarja e sotme është në suaza të Kabinetit të hapur, aktivitet që mundëson takime të drejtpërdrejta të qytetarëve me presidentin Stevo Pendarovskin.
Tl gjithë të qytetarët e interesuar, institucione dhe organizata, me paraqitje paraprake në faqen zyrtare të internetit të Presidentit kanë mundësi të realizojnë komunikim të drejtpërdrejtë me presidentin Pendarovski, të ndajnë ide, propozime dhe sugjerime të tyre, si dhe të marrin pjesë në ngjarje me karakter publik, të cilat do të realizohen në Kabinet.