Qeveria e Kosovës ka vendosur heqjen e PCR testit negativ për kalim transit nëpër territorin e Kosovës. Qytetarët të cilët frekuentojnë nga një pikë kufitare tokësore për një pikë tjetër, obligohen që të nënshkruajnë vetëm deklaratë se brenda 3 orësh do të lëshojnë territorin. Ata të cilët duhet të dalin nga pika kufitare përmes Aeroportit Ndërkombëtarë “Adem Jashari” duhet të paraqesin biletën e udhëtimit. Testi mbetet obligativ në rast se shtetas jo të Kosovës duan të frekuentojnë në territorin e Kosovës. Vendimet e Qeverisë së Kosovës “Test PCR negativ nuk kërkohet për: Shtetasit e vendeve të huaja të cilët kalojnë nga një pikë kufitare në pikë tjetër tokësore ose ajrore Për transportuesit profesionistë (vozitësit) Për transportet e organizuara publike me linja të rregullta ndërkombëtare tranzituese”. Të hënën heqjen e PCR testit negativ do ta diskutojnë edhe autoritetet shëndetësore në vendin tonë. Burime nga Komisioni për Sëmundje Infektive tregojnë për Alsat se në mbledhjen e parë të javës së ardhshme Qeverisë do t’i rekomandohet heqja e testit. Ky vendim i tyre vjen pas reagimeve të shumta në opinion por kërkesës së Odave Ekonomike nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova të cilat kanë adresuar shqetësimet e tyre nëpër Qeveritë e dy vendeve dhe përfaqësitë diplomatike për shkak të humbjeve të mëdha ekonomike. Adrian Kerimi
Data 28.03.2024
Aktuale
- VMRO në mbledhje të organeve më të larta partiake do t’i konfirmojë listat për deputetë
- Taravari prezantoi pjesën tjetër të kabinetit presidencial: Janë njerëz me të cilët do t’i qojmë para idealet e VLEN-it
- Takimi Xhaferi – Kocevski: Efikasiteti i institucioneve për zgjedhje të korrekte
- Paga mesatare në AKE i kalon 1000 euro
- Rustemi: Pagesa elektronike të taksës rrugore edhe në Korridorin 8
- Anulohen fluturimet nga Vjena për në Shkup dhe anasjelltas për shkak të grevës së të punësuarve të “Austrian erlajns”
- Brikena e RTK-së ka vendosë t’i ҫmend shikuesit e saj, ka ekspozuar gjoksin më shumë se ҫ’duhet
- Universiteti i Tetovës bëhet anëtar i regjistrit Crossref