15 Mars 2019 / 12:47
Një grup qytetarësh të cilët sot me vetiniciativë ishin mbledhur para Gjykatës Penale në Shkup dhe me duartrokitje i kanë pritur të akuzuarit për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit në Kuvend.
Ata para Gjykatës janë mbledhur në shenjë proteste kundër çfarëdo aktvendimi të pjesëmarrësve të “natës së përgjakshme”.
Të akuzuarit së bashku me familjet e tyre, kanë hyrë në ndërtesën e re në Gjykatën Penale ku sot do ta dëgjojnë aktvendimin.
Midis tyre ishte edhe vajza e ish-drejtorit të BSP-së, Mitko Çavkov, Zorica Çavkova pas arrestimit të babait të saj, e njëjta u bë aktuale me statuset e saja në rrjetin social Facebook.
Drejtpërdrejt nga Gjykata Penale, shqiptohen aktvendimet për 27 prillin
Publiée par Alsat sur Vendredi 15 mars 2019
Loading…