Qytetarët me fatura joreale për energji elektrike të dorëzojnë ankesë në KRE

Qytetarët me fatura joreale për energji elektrike të dorëzojnë ankesë në KRE

Qytetarët, faturat e energjisë elektrike të të cilëve nuk korrespondojnë me konsumin e vërtetë dhe ato nuk korrigjohen nga EVN, mund të paraqesin ankesë në Komisionin rregullator të energjetikës dhe shërbimet e ujit, i cili ka kompetencë të veprojë në këto raste, informojnë nga Komisioni rregullator i energjetikës dhe shërbimeve të ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Qytetarët mund të lexojnë në mënyrë të pavarur matësin e energjisë elektrike dhe të raportojnë situatën siç duhet përmes platformës së internetit të EVN-së. Nëse llogaria e pranuar është ndryshe nga gjendja reale e treguar nga njehsori, kompania është e detyruar të korrigjojë faturën mujore për energjinë elektrike të konsumuar. Në rast se të dhënat dhe llogaria nuk korrigjohen, nëse janë ndryshe nga konsumi i energjisë elektrike në tarifë të lartë dhe të ulët, konsumatorët mund të kontaktojnë Komisionin rregullator të energjetikës dhe shërbimet e ujit, të cilat do të ndërmjetësojnë për të marrë një faturë në të cilën do të faturohet energjia e konsumuar elektrike”, deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i Komisionit rregullator të energjetikës dhe ujërave.

KRE thekson se për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme dhe duke i respektuar rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për mbrojtje kundër përhapjes së koronavirusit, një pjesë e kompanive mbi të cilat kanë kompetencë i kanë digjitalizuar me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve dhe të zvogëlohet kontakti fizik.