Qytetarët në vend të vitaminave ushqehen me pesticide!  

Qytetarët në vend të vitaminave ushqehen me pesticide!  

Qytetarët e Maqedonisë me sa duket në vend të vitaminave për çdo ditë ushqehen me pestcide të rrezikshme, kjo pasi pemët dhe perimet që shiten në treg janë të importuara nga jashtë. 60 % i tregut furnizohet me pemë dhe perime nga vendet si Peruja, Kina, Greqia dhe Turqia, duke filluar prej bananeve, domateve e deri te hudhrat.

Nga Agjencioni për Siguri dhe Ushqim, konfirmuan se së fundmi janë ndaluar një numër i madh i produkteve të ndryshme – për shkak të përmbajtjes së lartë të pesticideve.

‘’Së fundmi kemi ndaluar hyrjen e 40 tonëve të limonit, për shkak të përdorimit të tepërt të pesticideve, në këtë rast 16 herë më shumë se sa është e lejuar. E njejta ka ndodhur dhe me një numër të madh të produkteve tjera të cilat duheshte të përfundojnë në tregun e gjelbërt si shalqitë, mollat dhe pjeshkët, në të cilat është gjetur më shumë se sa duhet pesticide‘’ –  thonë nga ky Agjencion për Almakos.

Në rregulloren e tregut të gjelbërt është i lejuar përdorimi i pesticideve, por në masë të kufizuar. Së fundmi Kroacia ka ndaluar hyrjen e 34 tonëve tranguj nga Maqedonia, pasi që është konstatuar se përmbajnë pesticide të rrezikshme.

Produktet të cilat vijnë nga jashtë në tregun e Maqedonisë shumica e tyre përmbajnë etiketë me shifra që tregojnë se a është kontorolluar ose jo produkti dhe nëse përmban ose jo ndonjë pesticid, kështu nëse kodi fillon me numrin 3 ose 4 ka gjasa për pesticide, nëse produkti ka shifër me pesë numra atëher tregon se është kontrolluar në mënyrë gjenetike.

Arbnora Memeti

Almakos