Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme një person i komunitetit serb është kapur duke tentuar të kalojë ilegalisht kufirin Kosovë-Serbi në Zubin Potok, transmeton Telegrafi.
Ndërsa pas ndalimit që i ka bërë Policia e Kosovës personit të dyshuar, kanë reaguar një grup qytetarësh të cilët kanë penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës zyrtare.
Siç bëhet e ditur në raportin e publikuar nga PK, personi i dyshuar kishte tentuar ta kalojë kufirin ilegalisht me kamionin e tij.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00./Telegrafi/