Qyteti italian që po i shet shtëpitë për një euro

Qyteti italian që po i shet shtëpitë për një euro

Autoritetet në Cinquefrondi të Kalabrisë kanë inciuar një program interesant, me të cilin mundësohet që në komunën e tyre të blihen shtëpitë për vetëm një euro.

Sipas kryetarit të kësaj komune, programi i quajtur “Operacioni Bukuria”, duhet ta zgjidh problemin e të rinjve që kanë braktisur këtë rajon për të vazhduar jetën në qytetet e mëdha italiane.

Shtëpitë në Cinquefrondi janë të përshtatshme në kohën e situatës epidemiologjike.

Kjo komunë nuk ka pasur as edhe një rast të infektuar me COVID-19.

Të gjithë ata që vendosin të blenë shtëpi me këtë çmim të volitshëm, duhet të rinovojnë pronat e tyre në një periudhë kohore prej tri viteve të ardhshme.

Përveç kësaj, blerësit duhet të paguajnë një taksë prej 250 euro.

Nëse në periudhën kohore prej tre viteve nuk kryhen renovimet, pronari i shtëpisë do të dënohet me 20 mijë euro.

TAGS