R. Kelly akuzohet për abuzim seksual

R. Kelly tashmë ka një aktakuzë të ngritur kundër tij për 10 raste të abuzimit seksual.

Prokurorët e Illinoisit kanë akuzuar këngëtarin pas fillimit të hetimeve ndaj tij të cilat erdhën pas publikimit të regjistrimeve pornografike nga avokati MIchael Avenatti.

Dy femra kanë dhënë dëshmitë e tyre javën e kaluar, përfshirë një që ka ofruar dëshmi fizike.

Nëntë nga 10 rastet përfshijnë viktima që janë të mitura nga 13 deri 16 vjeçare.

Më herët gjatë muajit një video e publikuar nga VHS ka zbuluar se Kelly ka pasur seks me një vajzë të cilës i referohet si një 14 vjeçare. Nuk dihet kur ishte regjistruar ajo video, por Avenatti ka thënë se është shkelur ligji.

Sipas TMZ, video ishte instrumentale në ngritjen e aktakuzës. 12 femra dëshmuan kundër këngëtarit.

Prokurorë të Illinoisit u shfaqën në gjykatë të premtën për të nënshkruar kërkesën për arrestim të Kellyt.

Këngëtari pritet që të dorëzohet vet te autoritetet, teksa seanca e parë gjyqësore mbahet më 8 mars. /Telegrafi/

TAGS