Ra nga kati i 17-të i një ndërtese në Kinë, dyvjeçarja shpëtoi pa lëndime (Video)

Vogëlushja e njohur vetëm si Yueyue, është quajtur ‘super vajza’ pasi shpëtoi pa u lënduar, kur ra prej katit të 17-të të ndërtesës që ndodhet në Jiangsu të Kinës.

Pasi të jetë zgjuar nga gjumi, ajo është ngritur dhe ka dalë në dritare, prej nga u rrëzua për të rënë në dhe të butë, që ishte edhe i lagur nga shiu, transmeton Telegrafi.

Rënia ishte shumë e butë, andaj dyvjeçarja u ngrit menjëherë dhe donte të kthehej në banesë, por nuk dinte nga të shkonte.

Mësohet se fëmija ka qenë vetëm në banesë, pasi gjyshja saj shkoi për të blerë ushqime, ndërsa e gjeti vetëm pasi të jetë kthyer, të rrethuar nga fqinjët e ndërtesës.

Yueyues i janë bërë të gjitha kontrollet dhe është gjetur se e ka vetëm një bri të thyer lehtë dhe një ndrydhje të vogël në mëlçi. /Telegrafi/

TAGS