Rabiot largohet nga Juventus, transferohet në Premierligë

Rabiot largohet nga Juventus, transferohet në Premierligë
13:53 | 26 Dhjetor 2019

Adrien Rabiot po kalon një kohë të vështirë në karrierën e tij.

Pas një përiudhe të vështirë në muajt e fundi te PSG, mesfushori vendosi t’i bashkohej Juventusit, por ka hasur në një konkurrencë të madhe, dhe trajneri Maurizio Sarri nuk po i jep minutat që ai priste.

Pak ditë para hapjes së afatit kalimtar, trajneri Mikel Arteta është shfaqur si shpëtimtar i francezit.

Sipas ‘The Times’, trajneri i Arsenalit u ka kërkuar drejtuesve të klubit që të tentojnë huazimin e Rabiot, të paktën deri në fund të sezonit.

Te Arsenal pritet të ketë ndryshime gjatë afatit të janarit, dhe një nga emrat që mund të largohet është edhe Granit Xhaka./Lajmi.net/

TAGS