Hanif Kureishi
Si fëmijë me racë të përzier duke u rritur në një periferi të Londrës, shenjat e ndryshimit ishin të shkurtra por ngazëlluese. Sot e ndjej atë ndjesi përsëri.
Javën e kaluar mu kujtua diçka e rëndësishme: një nga momentet më domethënëse të jetës sime të hershme ishte kur shkova në dyqanin e gazetave ku unë punoja si shpërndarës gazetash – i cili gjendej në periferinë e bardhë të Londrës ku u rrita si një fëmijë me racë të përzier – dhe pashë imazhin e Tomie Smithit dhe Xhon Carlos duke bërë “blackpowersalute” në Lojërat Olimpike të vitit 1968.
Për një kohë isha duke u përpjekur ta gjejë, vetë, në kokën time dhe me disa libra, çfarë saktësisht do të thoshte të jesh fëmijë i perandorisë. Nuk ishte duke shkuar siç duhet; Isha më se i hutuar. Pra gati me marramendje mbaj mend kur përjetova një ngazëllim dhe krenari nga shikimi i të dy grushteve të ngritur. Nuk u kënaqa duke u ndjefuqishëm – kishte shumë gjëra të cilat njerëzit si unë duhej të duronin çdo ditë, kështu që ishte më mirë të isha gjakftohtë – por isha i magjepsur.
Ndoshta, mendova, se kjo është ajo: koha jonë po vjen. Do të jemi të pranuar. Ngjyra e fytyrëstënde nuk do të jetë gjithmonë fati yt. Do të ketë rezistencë dhe ndryshim.
Isha duke murmuritur diçka se sa prekëse fotografia ishte, kur punëdhënësi im, pronari i dyqanit, tha: “Pse këta njerëz – përfshirë edhe atë Kasius Klein– kanë përfshirë politikën në sport? Nuk mundet thjesht sporti të jetë sport? Duhet ta lënëatë menjëherë.”
Dua të them seu përgjigja në mënyrë të duhur, ose, përkundrazi, në mënyrë jo të duhur, por nuk kisha mundësi të them shumë, duke kursyer shumë nga mendimete mia për të shkruar, i vetmi vend ku mund të flisja lirshëm. Por isha plotësisht i vetëdijshëm se në prill të po atij viti, në Birmingëm, Enok Pouell kishte zhvilluar fjalimin e tij famëkeq “lumenj me gjak”, i cili, për të mos thënë më tepër, kishtenjë ndikim të konsiderueshëm në jetën e njerëzve me ngjyrë.
Mu kujtua fotografia e Smithit dhe Carlosit kur pashë diçka po aq të rëndësishme, përçarëse dhe karnivaleske: pamjet e statujës së pronarit të skllevërve të shekullit të 18-të, Eduard Kolston, duke u hedhur në portin e Bristolit nga dhjetëra të rinj, kryesisht të këtij shekulli, anti-racistë, duke brohoritur dhe vallëzuar ndërsa statujaprej bronzi ishte duke u zhytur në ujë. Dy nga fëmijët e mi ishin në universitet në Bristol; atyre u duhej të kalonin rreth asaj statuje të një tregtari të skllevërve rrugës për në mësim. Tani ata pyesin, pse duhej të ishte fare atje? Dhe kjo është me të vërtetë një pyetje për të cilën ia vlen të pyesësh, pa pushim. Çfarë është duke bërë, çfarë thotë, dhe, më e rëndësishmja, çfarë po bëjmë ne sot?
U rrita në botën e bërë nga kolonializmin dhe më kishin mësuar të kem turp nga prejardhja ime. Babai im, i rritur në Indinë Britanike, thoshte: na kishin thënë nga mjeshtri i bardhë se çfarë favori bujar ishin duke na bërë duke na kolonizuar. Ndërsa ata nuk do të dëshironin dikush t’i kolonizonte, ata në fakt ishin duke na civilizuar – dhe për më tepër: duke na sjellë arsim, demokraci, trena!
Pas kaq kohësh, çfarë pushimi kyrebelim apo kryengritjeështë. Pas Bregzitit, Trampi, Orbáni, Le Peni dhe përshkallëzimit i një popullzimi të egër me bërjen kurban dhe përndjekjen e minoriteteve, ky festimi zërave të rinj duket sikur është momenti ynë #EdheNe, “#MeToo”, një ndërrim paradigmë, me disa njohje domethënëse se sa të pabarabarta përvojat e njerëzvetë zi dhe të bardhë janë, dhe se sa traumatike është shkaktimi i racizmit. Dhe se çfarë kënaqësie është të shkaktosh një traumë të tillë te të tjerët.
Ajo që mbetet zakonisht nga llogaria e racizmit është kënaqësia e cila u jepet atyre të cilëve e dëshirojnë atë –ajo ndjesi e fuqisë dhe privilegjit, aq lehtë e marrë, duke i thënë tjetrit kush është shefi, kush do të donte të hiqte dorë nga kjo? Babai im dhe familja e tij, të cilët erdhën në perëndim, u vetëdijesuan shpejtë se mjeshtri i bardhë dëshironte që të dyja mënyrat, të përdorin punën e emigrantëve për të ndërtuar ekonominë e tyre, dhe të shijonin pjesën e tyre të kolonializmit – racizmit. Për ta bërë këtë, ne duhej të qëndronim në vendin tonë të caktuar dhe të pranonim se asgjë nuk është më e trashë se lëkura. Por kjo ka marrë fund.
Kjo shtron një pyetje të rëndësishme në lidhje me meritën. Shkrimtarja e mrekullueshme amerikane Flannery O’ Connor e dinte se nuk i pëlqente njerëzit e zi, dhe kur ajo takoi një të tillë, ajo dëshironte të mendonte se a do t’i pëlqente ai nëse do të ishtei bardhë. (Ajo nuk e pëlqeu idenë e Xhejms Balduinit, qoftë me lëkurë të zezë apo të bardhë).
Kur isha më i ri dhe paksa i mërzitur në takimet filmike, teatrale ose botuese, ndonjëherë do të zhvilloja një eksperiment mendimi të ngjashëm me të O’Connores: nëse këta njerëz të bardhë do të ishin me ngjyrë, athua vallë do ta kalonin këtë derë? A do të ishin në këtë pozicion? Apo fare në këtë ndërtesë?
E vërteta është se njerëzit e bardhë duhet të kenë frikë. Në zemrat e tyre ata e dinë se vetëm klasa, raca dhe privilegji janë duke i mbajtur shumë prej tyre në pozitë. Në një konkurrencë të vërtetë, këto mediokrit nuk do të arrinin askund. Në meritokraci ata do të ishin duke pastruar dyshemetë, siç bëjnë emigrantët, nëse do të ishin me fat.
Kjo është e çuditshme, sepse a nuk duhet kapitalizmi të jetë një ideologji e çlirimit individual? Ne garojmë; jetëttona janë projekte; ne mund të jemi sipërmarrës, duke e rikrijuar veten tonë për tregun. Megjithatë, klasa në pushtet përdor racizmin për të mos u larguar nga konkurrenca e vërtetë sepse ata e dinë senuk do të ishin më në pozita.
Ndonjëherë njeriu provokohet të heqë dorë nga bota, dhe ta marrë atë si për një gjë të pashpresë e cila nuk mund të përmirësohet kurrë, por më pas diçka vjen për të ngritur zemrën, në mënyrë që pesimizmi të duket si një formë tjetër e cinizmit.
Duhen shumë përpjekje për ta ndërtuar të ardhmen. Një apo edhe disa demonstrime nuk do ta përmbushin atë. Efekti do të jetë grumbullues. Disa gjëra tani janë të pamundura, dhe gjëra të tjera janë bërë të mundura. Dhe kështu, ky moment i prishjes ekonomike dhe ngecjes kapitaliste, kur neo-liberalizmi po shkatërron vetë themelin mbi të cilin është ndërtuar, është një mundësi.
Ishte e paharrueshme, fytyrat e të gjithë atyre të rinjve, tashmë jo vetëm kukulla të tregut, duke luftuar padrejtësitë dhe duke ndërtuar të ardhmen. Nëse ata do të na pyesin se çfarë duam, thoni: vetëm të ardhmen.
The Guardian, 26.06.2020
Përktheu dhe përshtati: Tasim Ameti
Antiteza.org/28.06.2020